Ashtu si çdo ditë edhe sot banorët e “Astirit”, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave dhe anulimin e projektit të Unazës së Madhe.
Prej 88 ditësh banorët kanë treguar rezistencë, duke i bërë ballë edhe motit të keq me shi.
Banorët bëjnë thirrje kundër prishjes së banesave, kundër ministrave të qeverisë Rama, ndërkohë që kërkojnë rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si çdo natë në mbështetje të tyre kanë shkuar në Astir edhe deputetë të opozitës, ndërkohë që mbrëmjen e sotme i pranishëm ka qenë edhe Lulzim Basha, i cili u ka bërë thirrje banorëve të bashkohen me opozitën në protestën e 16 shkurtit.