Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Ndjesa” e Albin Kurtit për protestat e tij: S’do e doja një opozitar si vetja ime. Së shpejti takohem me Ramën

21:51 / October 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kurtii albin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryeministri i sapozgjedhuri i Kosovës, Albin Kurti ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me homologun shqiptar Edi Rama.

I ftuar në “Real Story”, Kurti tha se së shpejti do të vizitonte Tiranën zyrtare për të arritur një bashkëpunim me qeverinë shqiptare. I thumbuar nga moderatori se Kurti nuk do të pritej mirë nga Rama, lideri i LVV siguroi që diçka e tillë nuk kishte për të ndodhur.

Biseda në studio:

-Shengeni ballkanik? Çfarë mendoni për të?

Nuk na kanë ftuar ende. Unë besoj që është i rëndësishëm bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri. Duhet të kemi Komision të përbashkër për Politikë të Jashtme, për Mbrojtje e Siguri, për Resurse Minerale. Duhet të jemi sa më të fuqishëm. Unë besoj në kritikë. Aty do t’i kisha vendosur raportet tona. Do të vij shpejt në Tiranë sepse jam i interesuar që të bashkërendohemi.

Jeni i sigurt që do të jetë një takim pozitiv? Se mbështetët protestën e studentëve…

Njeriu duhet t’u gëzohet protestave, do të thotë që ka vitalitet dhe demokraci. Nuk kam kërcënuar asnjëherë. Si e përjetojnë njerëzit nuk është problem i imi. Unë vetë kam filluar angazhimin tim me protestat e studentëve. Duhet ta pranoj që nuk do ta dëshiroja një opozitar si vetja ime. Por si kryeministër nuk do ta çoja punën deri aty.

Lideri i Lëvizjes së VetëVendosjes Albin Kurti mbështeti protestën e studentëve të zhvilluar në muajin dhjetor. Ai erdhi në Shqipëri dhe mbajti një fjalim para tyre në Fakultetin e Shkencave Sociale.

Albin Kurti opozitar protestat takimi me Ramen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.