Duke qenë se shumica prej nesh jetojnë me shpresën se një ditë do të gjendet çelësi i një fytyre prej bebeje, provojmë çdo metodë që thuhet se bën mrekullira. Sekreti i këtij rregulli qëndron tek larja e fytyrës. Mesatarisht kur vëmë larësin në fytyrë e mbajmë vetëm 10, 15 sekonda para shplarjes, por në fakt duhen plot 1 minutë.
Pasi keni vendosur larësin, duhet ta masazhoni në fytyrë për 1 minutë në mënyrë që ingredientët e tij të penetrojnë në lëkurë. Kjo teknikë u provua nga Nayamka Roberts-Smith, guruja e bukurisë e cila ua sugjeron këtë mijëra ndjekësve të saj.
“Grimi,
papastërtitë dhe vajërat e fytyrës janë shumë të vështira për tu hequr,prandaj
duhet që larësi të qëndrojë për 1 minute në fytyrën tuaj. Është njësoj e
rëndësishme sa është përhapja e tij në vende si poshtë qafës, rreth hundës apo
rreth kurorës së ballit.” Njerëzit që e kanë provuar deri më tani kanë parë
rezultate. Shumë prej tyre kanë shpëtuar nga aknet rreth ballit, kanë lëkurë më
të butë dhe më shumë shkëlqim.
Ç’humbasim nëse e provojmë? Më e keqja, 15 sekonda!
Burimi: Cosmopolitan