Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

1 në 4 gra jashtë tregut të punës, kujdesen për familjen! Gonzato: Barazia mes burrave e grave, jo vetëm në letër!

22:57 / December 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gonzato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shifrat e grave të diskriminuara për shkak të gjinisë, të dhunuara nga partnerët apo të sulmuara në hapësirën digjitale nga persona të fshehur pas kompjuterit, dëshmojnë nevojë për një ligj të fortë që garanton barazinë gjinore dhe frenon dhunën ndaj grave.

Një analizë mbi situatën e prezantuar nga Profili për Barazinë Gjinore nxjerr në pah sfidat me të cilat ndeshen ende gratë në Shqipëri. Një në katër prej tyre qëndron jashtë tregut të punës për shkak se duhet të kujdeset për familjen, kundrejt përkushtimit të vetëm 2 për qind të burrave.

Gratë kanë gjithashtu dy herë më pak gjasa se burrat të jenë të vetëpunësuara, ndërsa vetëm 21 për qind e tyre arrijnë të ndërtojnë një aktivitet të pavarur ekonomik.

Për ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, këto shifra janë dëshmi e qartë se zbatimi i ligjit të shumëdebatuar nga shoqëria civile dhe politika, tashmë i miratuar, është i domosdoshëm.

“Traktatet për themelimin e Bashkimit Evropian, barazia ndërmjet burrave dhe grave, por edhe në nenin 23, të kapitullit të të drejtave themelore, ku flitet për sigurinë e barazisë ndërmjet këtyre gjinive në përgjithësi, por edhe në paga. Sepse kur bëheni shtet anëtar i Bashkimit Europian, atëherë do duhet patjetër që këto parimet mos jenë në letër, por të zbatohen. Ndërkohë që në nenin 21 ndalohet diskriminimi mbi çdo bazë, përfshirë, siç e dini edhe ju, orientimin seksual”,– tha Gonzato.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, u ndal konkretisht te puna e papaguar dhe dhuna digjitale, fenomene që reflektohen edhe në një tjetër projektligj që pritet t’i dërgohet Kuvendit për miratim.

“Sigurisht dhuna fizike është e tmerrshme. Unë nuk e kam përjetuar kurrë, por atë që kam përjetuar është dhuna digjitale e grave në politikë dhe në qeverisje. Domethënë një element, që jo vetëm që është shqetësues në përgjithësi për shoqërinë. Ku dhuna fizike ka njË fytyrë, dhuna digjitale ka një forcë shkatërruese akoma më të madhe sepse uk ka një fytyrë, por ka pasoja shumë të mëdhaja që nuk mund ta perjetojnë të gjitha”,– tha Sala.

Puna e papaguar e grave mbetet një problem madhor, i ngritur si shqetësim edhe nga ambasadori Gonzato.

“Fakti që gratë  bëjnë dy punë, sepse njërën e bëjnë në punë, tjetrën në shtëpi. Dhe e mbajnë mend se si njerëzit u bezdisën shumë nga koncepti i stereotipave gjinore. Pra nuk është ky stereotip gjinor që po të jesh femër, ti duhet të punosh edhe në zyrë, po edhe në shtëpi se do bësh gatimin, , do do lash rrobat, do lash enë, do lash shtëpinë. Po pse? Trui i femrave është më i përshtatur për të përdorur lavatriçen? Nuk e besoj. Besoj që jemi të barabartë për të përdorur lavatriçen, edhe burrat mund ta përdorin”,– tha Gonzato.

Ligji për “Barazinë Gjinore” u miratua më 6 nëntor dhe hyri në fuqi pa dekretimin e Presidentit.

Gonzato grate punes sala tregu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.