Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

1 në 8 persona në botë obezë, edhe Shqipëria drejt këtij trendi

19:10 / March 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obeziteti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

1 në 8 persona në botë po jetojnë me obezitetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë në mbarë botën, obeziteti tek të rriturit është dyfishuar që nga viti 1990 dhe është katërfishuar tek fëmijët dhe adoleshentët nga 5 deri në 19 vjeç.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 43% e të rriturve janë mbipeshë. Edhe Shqipëria po njeh rritje të obezitetit nga viti në vit. Për bluzat e bardha shifrat në vendin tonë po bëhen shqetesuese.

“Alarmante janë shifrat edhe tek ne. Në Shqipëri ka arritur të shfaqet në shifra më të larta vitet e fundit dhe ka dalë jashtë parashikimeve të OBSH. Rreth 25% e personave mbi 20 vjeç janë obezë. Më problematike janë shifrat tek fëmijët”, thotë endokrinologia Edlira Hoxha.

Obeziteti po ndikon edhe në rritjen e sëmundshmërisë.

“Rritja e shifrave të personave obezë shoqërohet me rritje të mortalitetit. Epidemia globale e heshtur shoqërohet me një rritje të lartë të sëmundjeve kronike, diabeti i tipit 2, hipertensioni arterial, sëmundjet kardiovaskulare dhe rritja e yndyrnave”, shton Hoxha.

Sipas OBSH më shumë se 1 miliard njerëz në botë tashmë po jetojnë me obezitetin.

Nisur nga këto statistika, projeksionet e ekspertëve tregojnë se deri në vitin 2035 një në dy të rritur do të jetë obezë.

Aktiviteti fizik dhe ushqyerja janë bazë për të eleminuar riskun e obezitetit.

obeze obsh Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

58% e të burgosurve pa gjyq: raporti i Këshillit të Europës për Shqipërinë

14:41 / February 8, 2026

Komisioneri i BE: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

19:27 / February 6, 2026

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.