Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

1 Qershori do jetë ditë pa makina, Veliaj tregon aktivitetet që do të organizohen për fëmijët nga Bashkia

18:38 / May 31, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 171
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Data 1 qershor është konceptuar si “Ditë pa makina” në kryeqytet. Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh që do të nisin në orën 10:00 e paradites. Gjatë kësaj ore, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të kthehet në një ambient plot me kënde për argëtim dhe aktivitete të ndryshme për fëmijët. Në këtë zonë të kryeqytetit do të jenë të hapura 14 stenda të ndryshme që do të mundësojnë për fëmijët disa praktika të ndryshme që nga kulinaria, mbjellja e luleve apo edhe art përmes pikturës ku të vegjlit do të kenë mundësi të shpalosin talentet e tyre. Një pjesë e bulevardit do të përshtatet si një hapësirë për të shijuar patinazhin, ndërkohë që prezentë do të jenë edhe një grup animatorësh që do i japin më shumë atmosferë kësaj dite.

Axhenda e plotë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës

10:00 – Workshope (Seanca Edukimi dhe Sensibilizimi për Ushqimin)
Workshop-e dedikuar edukimit dhe ndërgjegjësimit rrethqëndrueshmërisë ushqimore dhe objektivave të zhvillimit tëqëndrueshëm, duke promovuar praktika të shëndetshme dhe tëpërgjegjshme.

10:00 – Brown Zone

Workshop mbi drithrat dhe edukimin mbi bukën dhe konsumimin e saj. Fëmijët do të kenë mundësinë të marrinpjesë në procesin e përgatitjes së brumit.

10:00 – White Zone

Workshop mbi akulloren dhe bulmetin duke theksuar rëndësinë dhe vlerat ushqyese që mbartin.

10:00 – Green Zone

Panel Testi i Vajit të Ullirit: Specialistët do të prezantojnëdhe diskutojnë cilësitë e ullirit, si dhe përdorimet në gatim, duke ofruar një përvojë edukative dhe të këndshme.

10:00 – Flower Workshop

Fëmijët do të marrin pjesë në një ëorkshop për mbjelljen e luleve, ku do të mësojnë dhe të marrin pjesë aktivisht në procesin e mbjelljes. Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të mbjellë lulen e vet dhe ta marrë atë në fund të aktivitetit.

10:00 – Demonstrime Gatimi dhe Kulinarie

Shefat e kuzhinës do të demonstrojnë teknika të ndryshmegatimi dhe receta të veçanta, duke ndarë sekretet e tyre me publikun.

10:00 – Degustimet e Ushqimeve Lokale

Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimetradicionale shqiptare, duke përjetuar shijet autentike tëkuzhinës sonë.

10:00 – Galeria 01 – Panairi i Produkteve të Artizanatit

Ekspozitë me produkte artizanale ku mund të blihen produkte të ndryshme. Fëmijët dhe jo vetëm do të kenë mundësinë të krijojnë pocari dhe të pikturojnë mbi to.

10:00 – Street Art/Painting

Në bulevard do të vendosen rreth 30 kavaleta ku fëmijët mund të pikturojnë dhe të shprehin fantazinë e tyre, duke krijuar vepra të bukura arti.

10:00 – Patina

Hapësirë e dedikuar për të rinjtë dhe fëmijët që të shijojnë patinazhin, si dhe ëorkshop-e për ata që duan të mësojnë më shumë mbi këtë sport.

10:00 – Balona

Një zonë e veçantë që do ti ofrojë fëmijëve dhe prindërve mundësinë për të krijuar dhe ngjyrosur balonat që më pas do të ngrihen në qiell, duke sjellë gëzim dhe argëtim për të gjithë.

10:00 – Animatore Social

Një grup animatorësh social do të jetë prezent për t’i dhënë kësaj dite një atmosferë edhe më të gëzuar dhe të hareshme për fëmijët. Ata do të sjellin argëtim dhe energji pozitive, duke krijuar momente të paharrueshme për të vegjlit.

10:00 – Qendra Steam

Qendra Steam do të ofrojë një kënd të veçantë piktureqë do të sjellë ngjyra dhe imagjinatë, duke e bërë ditën e tyre edhe më të veçantë dhe argëtuese.

10:00 – Tullumbace

Një nga gjërat që fëmijët duan më shumë janë tullumbacet. Do të kemi një stendë të veçantë ku fëmijët do të kenë mundësinë të luajnë dhe të kënaqen me tullumbacet, duke sjellë buzëqeshje dhe gëzim të pamasë.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

1 Qershori Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.