Ishte 24 shkurti 2022, kur Rusia filloi një pushtim të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, shprehet se ishte një vit tragjik, por që në fund fitorja do të shënohet nga Ukraina.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”,-shprehet Zelensky.
Ky është mesazhi i presidentit sfidues të Ukrainës Volodymyr Zelensky, në të cilin ai thotë se ky është “viti i pathyeshmërisë, vit i furishëm”.
Një vit më parë, Rusia filloi një pushtim të plotë të fqinjit të saj Ukrainë, duke shkaktuar luftën më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Që atëherë, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur, qytete të tëra janë shkatërruar dhe miliona janë larguar nga vendi. Nëpërmjet një postimi në Twitter presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehet se ishte një vit tragjik, por që në fund fitorja do të shënohet nga Ukraina.
“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë!,” shprehet Zelensky.