Covid-19 është sërish në qarkullim. 10 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 50 vende të ndryshme, vetëm gjatë muajit dhjetor. Këto janë shifrat alarmuese nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm rastet e shtrimeve në spital dhe pacientëve me komplikacione të rënda. “Covid nuk është më një emergjencë globale shëndetësore, por virusi vazhdon të qarkullojë, të ndryshojë dhe të vrasë. Të dhënat nga burime të ndryshme tregojnë një rritje të transmetimit në dhjetor”, tha kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Postime te ngjashme
Add A Comment