Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, në emisionin ‘Top Talk’ tha se në Shqipëri votat janë blerë edhe për 100 euro.
Sipas Majkos historia e blerjes të votave është e hershme dhe nuk u iniciua në dy zgjedhjet e fundit.
“Njerëzit e dinë se në Shqipëri votat janë blerë. E kemi thënë dhe ka patur zona, mesatarja ka qenë 50 euro, por për shkak të përplasjes së egër ka vajtur edhe në 100 euro.
Dikush thotë se “si ka mundësi që PS-së i vajtën disa të fortë?”, sepse ishin disa të fortë që vinin dhe rrëmbenin kutinë e votimit, na rrihnin komisionerët, nuk po flas për ’96-ën, por për më vonë. Si rezultat i forcës, si rezultat i vjedhjes, si rezultat i egërsisë, çdo aksion ka një kundër aksion.
Nuk filloi historia e Shqipërisë në këto dy zgjedhjet e fundit. Turpi më i madh është të ulërasë për vjedhje hajduti”, u shpreh Majko.