Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Balla pjesë e festimeve: Na dha mesazhin e bashkimit dhe sot

15:00 / January 21, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705843172 taulantballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

104 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjës është festuar gjatë ditës së sotme nga qytetarë deputetë dhe autoritetet vendore. Në vizitat e bëra në shtëpinë muze në Lushnje merrte pjesë dhe ministri Taulant Balla dhe përfaqësues të besimeve fetare të Lushnjes si dhe kryegjyshi botëror Baba Edmond Ibrahimi.

Në përfundim të aktiviteteve për nder të Kongresit Kombëtar të Lushnjes, Balla është shprehur se “Kongresi i Lushnjës ka vlera të padiskutueshme për shtetformim shqiptar dhe ruajtjen e vendit nga copëtimi i fqinjëve. Së bashku me deputetët e Lushnjes dhe qeverinë do t’i çojmë vlerat e këtij kongresi në vendin e duhur”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 23
    ''Kongresi i Lushnjes të jetë festë kombëtare'', Niko Ferro: Nuk mund të shpjegosh historinë me çerek faqeje në libër
  • 417406611 350411547764622 485402077214251386 n
    104 vite nga Kongresi i Lushnjes, Presidenti Begaj: Atdhetarët lanë ndasitë dhe u bënë bashkë për interesin kombëtar
  • 420516035 909684637189743 7943966017919756754 n
    104 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Ngjarja më e madhe politike pas Shpalljes së Pavarësisë

Fjala e plotë

Kongresi i Lushnjës është momenti më i rëndësishëm historik, pas shpalljes së Pavarësisë, pra nëse në Vlorë në 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia, shteti shqiptar e ka themelin në Lushnjë, në gjithë fizionominë e vetë.

Lushnja e bëri shtetin shqiptar me Kushtetutë, me Parlament, me organe kushtetuese dhe të së drejtës. Nga Lushnja, qeveria e vendosur këtu mori më pas vendimin, edhe për shkak të rrethanave që lidheshin me qeverinë e rrëzuar të Durrësit, për të shkuar e për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë, aty ku mori udhë funksionimi i shtetit shqiptar.

E kam thënë e do vijoj ta them, më shumë se kaq bashkë me kolegët deputetë, autoritetet vendore jo vetëm të Lushnjës, por besoj të gjithë Shqipërisë na takon ta ngremë shumë më lart atë që përfaqëson Kongresi i Lushnjës. Kongresi zgjati rreth 10 ditë, filloi në 21 dhe mbaroi në 31 janar, dhe na duhet ta lartësojmë këtë moment historik.

Në fakt këtë mesazh bashkimi që solli ky Kongres. Por të mos harrojmë edhe arsyet pse u zgjodh Lushnja dhe merita e veçantë që kanë familjet e mëdha lushnjare, që u dhanë garancinë 50 delegatëve nga e gjithë Shqipëria, që në Lushnjë do të zhvillohej ky Kongres. Kishte përpjekje për të penguar delegatët për të mbërritur, e madje delegati i Durrësit, Prefekti Ypi humbi jetën përpara se të mbërrinte në Kongresin pasi ata që nuk ja donin të mirën e Shqipërisë nuk lejonin të vinin delegatët.

Sot u shprehim dhe një falënderim gjithë familjeve lushnjare dhe gjithë popullit të Lushnjës, që në fakt gjithmonë ka treguar se është popull liridashës, i cili jo vetëm mbështeti krijimin real të shtetit shqiptar, por gjithmonë ka qenë popull paqedashës dhe atdhetar.

Në këtë aspekt, na takon të gjithë bashkë pa asnjë dallim të majtë të djathtë, siç u bashkuan, sepse prej Kongresit të Lushnjës dhe prej diskutimeve e prej formatimit të ri institucional dhe kushtetues, mori jetë dhe demokracia në Shqipëri.

Prej këtij Kongresi, morën jetën dhe partitë e reja politike, qoftë Partia Popullore ku ishin Noli e Zogu, shoqata ‘Bashkimi’ ku ishte Avni Rustemi, etj. Në fund të fundit me politikanët duhet ta frekuentojmë më shpesh shtëpinë e Kongresit.

Pyetje: A reflektohet mesazhi i Kongresit të Lushnjës, sot tek politika?

Ministri Balla: Kongresi i Lushnjës ishte moment bashkimi, moment historik për Shqipërinë. Kur bëhej fjalë që mund të vazhdonte copëtimi edhe i mëtejshëm i Shqipërisë, Italia kish marrë nga Durrësi deri në Vlorë, Greqia juglindjen e vendit, Serbia mundohej të kontrollonte gjithë pjesën nga Shkodra deri në Dibër, shqiptarët e mençur dhe atdhetarë u mblodhën këtu në Lushnjë, për të dhënë një mesazh bashkimi, e prej këtu u caktua edhe delegacioni jonë në Konferencën e Paqes në Paris, aty ku u mbrojtën kufijtë e Shqipërisë, e pastaj mori udhë shteti i ri shqiptar, me institucione, parlament, gjykata e gjithçka tjetër. Merita u takon atyre atdhetarëve që morën këtë vendim, por sot një meritë të veçantë ka populli i Lushnjës që garantoi zhvillimin normal 10 ditor të këtij Kongresi. Faleminderit e Gëzuar!

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.