Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

104 vjetori i Tiranës kryeqytet, akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve

20:30 / February 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 tirana
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të shënuar 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë të shtunën një seri aktivitetesh.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë për mediat u shpreh se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me “Myslym Shyri” dhe “Reshit Çollaku” me “Myslym Shyrin”.

“Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104 vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në datën 10 në orën 10:00 në “Myslym Shyrin”, ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave. Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me “Myslym Shyri” dhe “Reshit Çollaku” me “Myslym Shyrin” do jetë i bllokuar”, tha Seferi.

Por për të kremtuar 104 vjetorin, Bashkia e Tiranës ka menduar për një sërë aktivitetesh, të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme. Në orën 14:00 të kësaj të shtune tha Seferi aktivitetet do i dedikohen fëmijëve, duke u pasur më pas me aktivitetet për të rinjtë. Edhe ditën e dielë do të ketë një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.

“Në orën 14:00 do i dedikohet fëmijëve me aktivitetet të ndryshme, do mbillen pemë. Më pas do ketë aktivitetet me pjesëmarrjen e rinisë. Do jetë galeria e arteve të Tiranës dhe shumë institucione të tjera që po kontribojnë.  Ky 104 vjetor festohet nga të gjithë.  Në datën 11 shkurt, do bëhet një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit. Do jetë një festim shumë i veçantë i kryeqytetit tonë. Është edhe një moment reflektimi që ky kryeqytet të jetë kaq i mirë. Do u bëja thirrje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen festimeve”, tha Seferi.

104 vjetori mjeteve tiranes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.