Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

11 maji, Mediu ndryshe nga Berisha: Koalicioni me probleme, nuk u josh votuesi i lëkundur

16:12 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmir Mediu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga Berisha, kreu i Republikanëve Fatmir Mediu, thotë se opozita duhet të shohë edhe drejt vetes. Ai është i bindur se aleatët dërguan mjaft vota drejt PD-së, por formula e koalicioneve në kodin aktual nuk lejon sipas tij grumbullimin e të gjithë potencialeve elektorale.

“Mënyra e organizimit të koalicionit do një gjykim tjetër. Nuk krijohen hapësira funksionale për koalicionin dhe nuk krijon mundësi për bashkëpunim me parti të tjera”, tha ai. Edhe pozicionimi i rrymave të tjera të opozitës jashtë koalicionit të madh thotë se ndihmoi Edi Ramën.

“Një opozitë e ndarë është gjithmonë në favor të Edi Ramës. me 52% Rama kontrollon mbi 60% të parlamentit sot”, vijon Fatmir Mediu kryetar i Partisë Republikane.

Kandidatët e PD, Mediu mendon se gabuan duke kërkuar votë preferenciale vetëm brenda habitatit demokrat. “Listat e hapura që ka krijuar një problem të madh te opozita, patriarkët dhe playboy që luftuan për të marrë votat, u kthye në një lloj primareve brenda PD, kush merr votat e PD-je, dhe jo të identifikojë votuesin e pavendosur”, thotë Mediu.

Aleati i djathtë vlerëson fushatën 30 ditore nën dirigjimin e Chris-Lacivitas, por shpreh rezerva për drejtimin politik duke shtuar se edhe në marrëdhënien me parlamentin duhet pasur kujdes, pasi një bojkot i mundshëm vetëm do të dëmtonte opozitën.

Berisha mediu zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.