Të paktën 11 persona humbën jetën dhe shumë u plagosën nga tornado që goditi shtetet amerikane të Teksasit dhe Oklahomas.
“Ne kemi pesë të vdekur të konfirmuar, por për fat të keq, ne mendojmë se ky numër ka të ngjarë të rritet”, tha Sherifi i Qarkut Cook Ray Sappington, sipas AP, dhe ky numër u rrit shpejt në 11.
Tornado shkaktoi dëme në autostradën që lidh dy shtetet, si dhe në shtëpi dhe linja elektrike në qytete të shumta në Teksas, Oklahoma dhe Arkansas, duke lënë 250,000 familje pa energji elektrike, raporton Reuters.
Një tornado goditi Denton County të shtunën mbrëma dhe nuk pati raportime për ndonjë lëndim, thanë zyrtarët lokalë.
Stuhia shkaktoi gjithashtu dëme në qytetin Claremore, Oklahoma, ku rrëzoi linjat e energjisë elektrike, shkuli pemët dhe bllokoi rrugët, tha policia.
Vala e të nxehtit ka goditur jugun e Teksasit, ku për fundjavë në disa vende parashikohen temperatura deri në 49 gradë Celsius.