Një vajzë 11 vjeçe ka rënë nga kati i katërt i një pallati në Sarandë këtë të shtunë.
E mitura ka qenë duke luajtur në ballkonin e banesës kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në mënyrë aksidentale.
11-vjeçarja është nisur me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore. Mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.