Analisti Neritan Sejamini në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ deklaroi se edhe sot 110 vjet Pavarësi, ne nuk kemi qenë asnjëherë në demokraci. Ai tha se tranzicionin ne e kemi përfunduar dhe se ky është sistemi që ne kemi ndërtuar, ky është një sistem i mbaruar pasi tashmë nuk jemi duke vajtur diku.
“S’kemi qenë asnjëherë në demokraci, kemi bërë këto 30 vite përpjekje por në kuptimin e mirëfilltë nuk kemi qenë asnjëherë në demokraci dhe kemi 30 vite që jemi në përpjekje për tu bërë demokraci. Ky është sistemi që ndërtuam sepse tranzicioni ka mbaruar. S’ka më reforma, ky sistem që ne kemi është përgjithmonë. Qeveria thotë jemi demokraci, opozita thotë të kundërtën, por e vërteta është se nuk kemi ekonomi të mirëfilltë të tregut të lirë sepse qeveria përcakton kush fiton dhe humbet. Ky është sistem i mbaruar do qëndrojë me ne, jemi në gjendje të qëndrueshme, s’jemi duke vajtur diku, kemi arritur” – tha Sejamini.