Dashi
Kjo e hënë do jetë e bukur në aspektin e dashurisë. Ata që duan të shkojnë më tej në raportin e tyre do të duhet të përfitojnë nga këto ditë pozitive. Nga ana tjetër, kur gjërat bëhen shumë të vështira, duhet të ndaloni dhe të mendoni pak më shumë.
Demi
Ditën e dytë të muajit tetor do të filloni të korrni frytet e para të punës suaj. Ata që kanë përjetuar një krizë dashurie do të mund të rivendosin marrëdhëniet duke përfituar nga yjet e favorshme.
Binjakët
Ditë interesante kjo e hënë për të rikuperuar marrëdhëniet me të lindurit në shenjat e Gaforres, Luanit dhe Peshqve. Jeni të vendosur më shumë se kurrë për të fituar. Shmangni mbivendosjen e shumë projekteve në të njëjtën kohë dhe jepini përparësi njërit prej tyre.
Gaforrja
Më në fund keni yjet në anën tuaj. Kohët e fundit jeni ndjerë si të lënë pas dore edhe në fushën profesionale. Kjo është koha për të treguar se çfarë ju karakterizon.
Luani
Dita e dy tetorit parashihet të jetë një ditë e qetë. Nga e enjtja mund të filloni të rikuperoni, por duhet të pushoni. Në dashuri jini të kujdesshëm dhe shmangni fjalën në biseda me partnerin/en.
Virgjëresha
Ditë e lodhshme ju pret këtë të hënë dhe për më tepër, në mbrëmje gjendja juaj mund të përkeqësohet. Kjo do t’ju lejojë të thelloni marrëdhëniet tuaja ndërpersonale, por duhet të veproni me kujdes dhe të shmangni diskutimet për hiçgjë.
Peshorja
Dielli, Mërkuri dhe Venusi janë në anën tuaj, duke ju garantuar një dozë të pasur fati. Shmangni provokimin e nervozizmit tuaj dhe rikuperoni energjinë në shoqërinë e partnerit/es.
Akrepi
Jeni duke përjetuar një periudhë trazirash të forta dhe yjet kanë ndikimin e tyre. Ju duhet të mësoni të flisni qartë me njerëzit që janë të rëndësishëm për ju.
Shigjetari
Yjet janë në anën tuaj dhe po shkëlqejnë në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Moment ideal për të kërkuar një shpirt binjak apo për të forcuar marrëdhëniet në çift. Ju nuk lidheni lehtë me dikë, por mund të takoni një person interesant që mund të bëjë që zemra juaj të rrahë sërish.
Bricjapi
Dita e pyetjeve dhe pikëpyetjeve. E juaja është një krizë e brendshme, e shkaktuar nga mungesa e një objektivi konkret, ju po kërkoni një ambicie. Probleme edhe në dashuri. Por, zgjidhni gjithçka me qetësi.
Ujori
Edhe çiftet më të qëndrueshme do të përjetojnë një përmbysje të lehtë. Tensionet janë rritur për shkak të disa kostove të larta dhe kanë ngritur dyshime për natyrën e marrëdhënies suaj.
Peshqit
Ditë interesante për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve. Përfitoni nga hëna pozitive që shkëlqen në qiellin tuaj për të ndërmarrë veprime. Por kujdes, bëni gjërat me qetësi dhe korrni pak kënaqësi gjatë rrugës.