Dashi
Do të keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin më të vogël do të debatoni me të. Xhelozia do të arrijë kulmin. Kujdes, sepse jo çdo gjë është e lejueshme. Beqarët duhet të bëjnë sytë katër, sepse mundësitë që do t’u jepen gjatë kësaj dite do të jenë të mrekullueshme. Financat do të përmirësohen ndjeshëm. Do të ndiheni mjaft mirë kur të shpenzoni për gjithçka që dëshironi.
Demi
Rutina do të pushtojë jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do të ecë siç e kishit menduar. Nuk do të keni dëshirë për ndryshime dhe shpesh do të mbylleni në vetvete. Po vazhduat kështu, do ta largoni partnerin. Beqarët do të kenë një ditë normale dhe pa ndonjë ngjarje të veçantë. Financat do të jenë të qëndrueshme. Nuk do të keni arsye për shqetësim.
Binjakët
Do të ndieni nevojën për më shumë liri gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Flisni hapur me partnerin pa ia marrë rrotull. Ai në fakt do të jetë në humor të mirë dhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Beqarët, në mënyrë të papritur, mund të nisin një lidhje pasionante. Edhe sektori financiar do të jetë mjaft i privilegjuar. Për disa priten përmirësime.
Gaforrja
Ata që kanë kohë së bashku do të kenë mundësi të diskutojnë gjerë e gjatë sot dhe do të marrin vendime të rëndësishme. Beqarët do të jenë të shpërqendruar dhe nuk do të arrijnë të fiksohen pas dikujt, edhe pse mundësitë do të jenë të mëdha. Çështjet financiare do të ecin shumë mirë. Shpenzoni pa frikë për çdo gjë që iu nevojitet, sepse gjendja nuk do të tronditet.
Luani
Marrëdhënia juaj me personin që dashuroni do të jetë e mrekullueshme sot. Në çdo moment do të merrni surpriza dhe do të ndiheni shumë mirë. Disa komplimente nga të afërmit për të do t’ju gëzojnë pa masë. Beqarët duhet ende të bëjnë durim për të gjetur princin e kaltër. Në planin financiar, kini më shumë besim te vetja dhe do ta shihni që do të arrini ta mbani situatën të ekuilibruar.
Virgjëresha
Ditë shumë e rëndësishme kjo e sotmja për jetën e të dashuruarve. Do të merren vendime që do të shënjojnë të ardhmen e tyre. Tregohuni të matur dhe largpamës. Beqarët nuk do ta gjejnë personin ideal, por nga ana tjetër, nuk do të ndihen të vetmuar. Miqtë do t’i argëtojnë pa fund. Në planin financiar priten vështirësi. Tregohuni më të organizuar dhe shmangni shpenzimet e mëdha.
Peshorja
Mjedisi yjor do ta favorizojë më tepër jetën e beqarëve. Më në fund ata do ta gjejnë dikë që do t’u përshtatet mjaft mirë. Të dy do të keni mendime të njëjta mbi fusha të ndryshme. Të dashuruarit do të kalojnë një ditë të zakonshme dhe pa ndonjë surprizë. Financat nuk do të jenë të jashtëzakonshme, por as problematike. Të paktën, do t’ju dalin për shpenzimet e nevojshme.
Akrepi
Pritet që jeta në çift të ketë ndryshime pozitive gjatë kësaj dite. Do të jeni në humor të mirë dhe të gatshëm për të bërë gjithçka, vetëm që të kaloni çaste romantike me partnerin. Beqarët nuk do ta kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ai do të vijë papritur dhe do t’ua ndryshojë jetën. Financat do të jenë të qëndrueshme dhe pa probleme.
Shigjetari
Marrëdhënia në çift do të jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Partneri do t’ju bëjë më të lumtur se kurrë më parë dhe ju nuk do të dëshironi të ndaheni për asnjë çast. Beqarët do të kenë një ditë rutine dhe pa takime të rëndësishme. Lërjani çdo gjë kohës. Në planin financiar duhet t’i dëgjoni edhe këshillat e familjarëve, sepse ata thjesht duan t’ju ndihmojnë.
Bricjapi
Do të jeni paksa posesivë gjatë kësaj dite dhe nuk do t’i mendoni pasojat e veprimeve që do të bëni. Kujdes, sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Beqarët nuk do të jenë në gjendje të kuptojnë kush është personi i duhur për të nisur një lidhje, prandaj mund të bëjnë edhe ndonjë gabim. Financat nuk do të jenë aq të mira sa për të bërë shpenzime të pamenduara.
Ujori
Do t’i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia në çift do të bëhet edhe më e bukur se më parë. Beqarët do të jenë të parezistueshëm. Është e sigurt që më në fund do ta bëjnë për vete personin që kanë ëndërruar prej kohësh. Në planin financiar, gjendja do të jetë e qëndrueshme dhe do të kryeni investimet e nevojshme.
Peshqit
Ka rrezik që dita e sotme të jetë mjaft e trazuar dhe problematike për ata që janë në një lidhje. Do të debatoni edhe për gjërat më të vogla me partnerin. Beqarët do të kenë vetëm aventura pa të ardhme; dashuritë e mëdha ende nuk do të vijnë për ta. Financat do të jenë më problematike sesa e kishit menduar. Bëni kujdes dhe mos jepni para hua.
