Dashi-4 yje
Te Dashët do të ndikojë shumë Mërkuri sepse është në shenjën e tyre në iniciativa e çështje personale. Nesër është një ditë e rëndësishme për marrëveshje. Për të parë si do të harmonizohen në disa projekte në anën ekonimike.
Demi-2 yje
Gjithë gjërat do të ndodhin në prapaskenë. Projektet e punëve, bisedave, takimeve personale nuk mund të dalin dot të hapura. Hëna e plotë në Virgjëreshë tregon që do të ndodhë një fazë e rëndësishme në jetën e tyre krijuese. Diçka që duan ta bëjnë, por ka diçka tjetër në prapaskenë.
Binjakët-3 yje
Janë në një pozicion më komod sepse në nesër në jetën sociale do të marrin një vlerësim, do të kenë një takim të rëndësishëm. Do të rregullojnë pozicionin e tyre, Jupiteri në shenjën e tyre flirton bukur me planetët. Në çështjet familjare do të shikojnë akoma që kanë disa pengesa ose gjëra për t’u rregulluar.
Gaforrja-4 yje
Një punë që lidhet me shtetin e ligjin dhe ka një lloj rregullimi të situatës së tyre në këtë periudhë. Hëna e plotë nuk është në favorin e tyre me disa projekte që janë të mëdha. Duhen marrë parasysh në një kohë kur ata po stabilizojnë një rrugë tjetër. Ose kanë një avantazh tjetër në jetën personale ose punë.
Luani-2 yje
Kanë një problematikë në lidhje me ekonominë. Hëna në Virgjëreshë është një stacion i vështirë që në datën 14 tregon dëmin në thellësi. Kjo si mund ta riparojnë dhe cilat kanë qenë prapaskenat ose njerëzit që kanë ndikuar më shumë.
Virgjëresha-5 yje
Hëna e plotë do të jetë një zbulesë, një apokalips i bukur që do të kuptoni çfarë po ndodh, si do ta menaxhoni. Mbi të gjitha të zbulosh diçka është e mirë për të avancuar në projekte e plane. Kjo është një periudhë zbulesash dhe rregullimesh. Ana ekonomike do të marrë intensifikim nesër për mirë.
Peshorja-2 yje
Sa e marrin veten nga një situatë, del një tjetër situatë dhe ngatërrohen me këmbët e mendimet e veta. Duan t’i japin fund një marrëdhënieje, por s’po munden.
Akrepi-5 yje
Do të merren shumë me punë, jetën e përditshme, pamjen e jashtme, do të forcojnë energjinë, do të lëvizin më shumë. Do të investojnë dhe do të jenë në qendër të vëmendjes në punë. Një dashuri në lidhje me punën do të jetë e pashmangshme.
Shigjetari-4 yje
Hëna e plotë është në shtëpinë e 10-të të karrierës, ngjarjeve të famshme e bombastike që bien në sy ose një marrëdhënieje në çift. Diçka do të bëhet, një vendim i rëndësishëm në jetën e tyre, karrierë apo çift do të merret.
Bricjapi-2 yje
Kur të kthehet Mërkuri i kundërt do të fillojnë problematikat familjare, ngatërresat me të afërmit. Një ndërtim, ndryshim shtëpie ose udhëtim dhe s’do të gjejnë dot komoditetin. Fillimi i saj do të jetë më pozitiv.
Ujori-3 yje
Do të shijojnë më shumë, do të dalin më shumë, komunikojnë, jenë në qendër të vëmendjes. Hëna e plotë tregon që diçka do ua tërheqë vëmendjen në përditshmëri. Duan të intesifikojnë energjinë e tyre dhe një çështje ekonomike që do të plotësohet.
Peshqit-2 yje
Do të merren me çështjet ekonomike që do të ngatërrohet pas datës 16, nuk do të jetë siç e prisnin. Hëna e plotë është në kundërshtim me shenjën e tyre që do kenë përballje në çift e bashkëpunime.
