Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

12 vite si deputete, Gjylameti: Sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Angazhimi qytetar nuk ka fund

19:47 / July 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
502593751 18514371532045088 2882319687358621653 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Blerina Gjylameti sot u ul për herë të fundit si deputete e PS-së, pasi nuk arriti që ta mbante mandatin në zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se sot nuk largohet, por i hap rrugës një etape të re. Për të angazhimi qytetar nuk ka fund.

Postimi i plotë

Të dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik. Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.

Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.

Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.

Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.

Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.

Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama, do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.

Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.

Me mirënjohje dhe përulësi.

11 maj blerina gjylameti deputete mandati PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.