Një 12-vjeçar, i cili kishte tentuar t’i jepte makinës nëpër Australi, është ndalur nga policia pasi që i kishte bërë plot 1.300 kilometra rrugë.
Djaloshi u ndalë nga policia të shtunën në Broken Hill në Neë South Wales, raporton TiranaNews.
Policia njoftoi se djaloshi kishte tentuar të voziste 4.000 kilometra nga Kendall në NSW për në Perth, në Australinë Perëndimore.
Ai u arrestua dhe u dërgua në stacionin e policisë në Broken Hill.
Prindërit, të cilët e kishin raportuar atë si të zhdukur, e kanë marrë më pas nga stacioni i policisë të dielën.
“Ai e kishte marrë makinën e familjes. Prindërit e tij e kanë lajmëruar si të zhdukur menjëherë pasi që ai e kishte lënë shtëpinë,” ka thënë detektivi i policisë Kim Fehon./TiranaNews/