Abuzimi seksual me 12-vjeçaren në Kolono Greqisë, ka marrë përmasa të frikshme. Ilias Mihos 53-vjeçar është vënë në pranga. Ai jo vetëm e ka përdhunuar, por edhe e shfrytëzonte te burra të tjerë përkundrejt pagesës.
Në pranga ka rënë edhe nëna e saj, pasi ka fakte që ajo e jepte vajzën e saj tek klientë, për marrëdhënie seksuale. Ndaj saj është ngritur kallëzim penal për shfrytëzim seksual. Të dy të pandehurit e çështjes, të cilët deri tani nuk ka pranuar ti marrë përsipër asnjë avokat mbrojtës, kanë pohuar në hetuesi se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por nuk pranojnë se e kanë përdhunuar.
Sipas dëshmisë së xhajës klientët që 53-vjeçari kishte gjetur për të miturën nëpërmjet një aplikacioni, duke përdorur fotot nudo të saj, e pyesnin në profilin e saj në Facebook, nëse bënte seks të mirë.
Sipas mediave vendase që ju referohen burimeve të pakonfirmuara policore, thuhet se organet greke janë në dijeni të të paktën 16 personave që pritet të arrestohen në orët e ardhshme, pasi duket se kanë kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren.
Ilias Mihos përdhunonte të miturën për dy vite dhe njëkohësisht kishte hapur një aplikacion në internet me foto nudo të 12-vjeçares ku tërhiqte klientë për të kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçares.