Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

124 mjekë do të fillojnë specializimin 4-vjeçar në mjekësi, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

21:55 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albana kociu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

24 mjekë të cilët fillojnë këtë vit specializimin 4-vjeçar në mjekësi, kanë nënshkruar sot kontratën me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të ofruar shërbime shëndetësore në specialitete të ndryshme aty ku ka nevojë vendi pas përfundimit të studimeve.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “këtë vit nisin specializimin afatgjatë në mjekësi 253 mjekë nga të cilët 124 do nënshkruajnë një kontratë me MSHMS”. 

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek transformimi i infrastrukturës shëndetësore dhe investimet në pajisje të teknologjisë së fundit duke përmirësuar dhe rritur shërbimet për qytetarët, por edhe krijimin e kushteve për stafet shëndetësore. 

 “Jam e sigurt që kudo ku do priteni, por dhe pasi të mbaroni këtë periudhë 3- vjeçare do të gjeni një infrastrukturë spitalore tërësisht të rinovuar. Të gjithë ju do të jeni dëshmitarë të transformimeve që Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po merr dhe po jetëson dita-ditës”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë duke shtuar se janë një sërë infrastrukturash spitalore brenda QSUNT-së që aktualisht janë duke u rinovuar. 

Mjekët specializantë me kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për katër vite gjatë formimit të tyre do të marrin 80% të pagës së mjekut specialist, dhe 100% ata të cilët kryejnë specializimin në degët prioritare “mjekësi familjeje” dhe mjekësi urgjence”.

Ata kanë përzgjedhur të specializohen në fusha të ndryshme të mjekësisë, si pediatri, imazheri, anestezi-reanimacion, kardiologji, mjekë internistë, kirurgji e përgjithshme, pneumologji, sëmundje infektive, obstetri-gjinekologji, diagnoza me imazhe dhe mjekësi familje.

Që nga viti 2014 kur dhe u rihapën specializimet në mjekësi, numri total i kuotave të pranimit për mjek specialistë ka qenë rreth 2900, nga të cilët 1151 mjekë kanë ndjekur specializimin si kuotë e mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë.

albana kociu kontrate mjeke QSUNT specializim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.