Pas rekordit të zi në vitin 2015, me 270 të vdekur, shifrat kanë parë një ecuri në ulje të viktimave, me 175 persona që humbën jetën vitin e kaluar. Gjatë muajit korrik 2025 u regjistruan 131 aksidente, në të cilat humbën jetën dhe u plagosën rëndë 194 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë burra. Edhe pse në dukje shifra të lartë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të përpunuara të INSTAT, ka më pak aksidente dhe pasoja.
Në korrik 2024 u regjistruan 146 aksidente, 16% më shumë se korriku 2024, me 191 persona, të vdekur dhe të plagosur. INSTAT, në të dhënat e saj, nuk e përcakton numrin e saktë të të vdekurve apo të plagosurve. Situata me numër aksidentesh në rënie paraqitet edhe për periudhën e 7 muajve të parë të këtij viti. Nga janari në korrik 2025 ndodhën 767 përplasje, me 1077 viktima dhe të plagosur, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u regjistruan 16% më shumë, 913 aksidente me 1242 viktima dhe të plagosur.
Ditët e javës me numrin më të lartë të aksidenteve në korrik 2025 ishin e hëna dhe e marta, për t’u rikthyer me numër më të lartë në fundjavë, gjatë të dielave. Pjesa më e madhe e aksidenteve ndodhën, mes orës 08:00 deri në 12:00 në mesditë, ndjekur nga pasditja 14:00 me 17:00 dhe në darkë, në intervalin nga ora 19:00 deri në mesnatë.
Viktimat në gusht
Fier 3 viktima
Vlorë 3 viktima
Korçë 2 viktima
Shkodër 1 viktimë
Durrës 1 viktimë
Berat 1 viktimë
Tiranë 1 viktimë
Gjirokastër 1 viktimë
Totali 13 viktima
