Juliana Pasha, këngëtarja shumë e dashur për publikun ishte e ftuar sot në “E diell”, ku në një intervistë me Ervin Kurtin dhe Fjoralba Ponarin, foli edhe për jetën private dhe bashkëshortin, Altinin me të cilin ka 13 vite e martuar.
E pyetur nga Ervini se kur do e sjellë në jetë një fëmijë sepse njerëzit e pyesin shpesh, Juliana u shpreh se jo çdo gjë është në dorën e saj.
“Ai është meraku njerëzve, nuk është meraku im. Shqiptarët janë mësuar ta bëjnë këtë pyetje. Duket sikur do e rrisin ata fëmijën jo unë. E kemi zakon ne që kur del nga dera e shtëpisë gjëja e parë që të thonë është ‘Po bëje atë fëmijë’.
Por jo çdo gjë është në dorën tonë, janë ca forca natyrore. Për mua e rëndësishme është që jam shumë, shumë mirë me Altinin”, u shpreh Juliana.