Ministria rumune e Mbrojtjes ka bërë të ditur se forcave të KFOR-it në Kosovë i janë edhe 130 ushtarë rumunë.
“Ushtria rumune ka përfunduar shtimin e kontingjentit pjesëmarrës në operacionin e KFOR-it të NATO-s në Kosovë, me gjithsej 130 ushtarë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në njoftim tregohet gjithashtu se si është marrë vendimi për shtimin e forcave:
“Vendimi për shtimin e forcave rumune është marrë si rezultat i autorizimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut për plotësimin e forcave për menaxhimin e situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.