1,300 trëndafila i çoi John Paul DeJoria bashkëshortes së tij Eloise, me shpresën se do t’i jepte një përgjigje pozitive. Dhe ajo tha po. Ata janë bashkë prej gati 30 vitesh. Në intervistën e tij për “Opinion”, miliarderi amerikan tregoi edhe sesi ishte njohur me bashkëshorten e tij.
Blendi Fevziu: Është shumë interesante. Kaluat dy vite në marinë, fjetët në makinë për ca kohë ndërsa tani hobi juaj është treni. Trena të rikonstruktuar. Pse?
John Paul DeJoria: Sepse mundem. Kur u martova me bashkëshorten time fantastike, para 30 vitesh u martova me Eloise-n, një shok më dhuroi…
Blendi Fevziu: Përpara se t’i përgjigjeni, është e vërtetë që i keni çuar bashkëshortes tuaj 1,300 trëndafila?
John Paul DeJoria: Po. I thashë që dua të të pyes për diçka të veçantë, urdhëro këto trëndafila, ndoshta më jep një përgjigje pozitive.
Blendi Fevziu: Dhe ajo tha po.
John Paul DeJoria: Po.
Blendi Fevziu: Jeni një burrë me fat.
John Paul DeJoria: E di. Me shumë fat.
Blendi Fevziu: Me shumë fat.
John Paul DeJoria: Është një grua shumë-shumë e mirë. Miku im Isaac-u më dha trenin e tij për dy javë që të shkoja kudo që të doja. Wolfgangu Puck na ofroi një prej kuzhinierëve të tij të udhëtonte me ne. Kështu që 6 vite më vonë treni ra në duart e mija. 6 vite më vonë nga Issac-u.
Blendi Fevziu: E përdorni?
John Paul DeJoria: E kemi përdorur gjatë gjithë kohës, por Issac-u që ma dha investoi në shumë gjëra. Nisi “The House of Blues” në Amerikë dhe i mbaruan paratë. E vetmja gjë që i mbeti, që nuk u shit, por mu dha mua ishte treni. Edhe më dha trenin sepse kishte borxh ca para.
Blendi Fevziu: Është i vjetër. Thuajse 100 vjeç.
John Paul DeJoria: Po, është tren shumë i bukur. Ishte në gjendje shumë të mirë edhe unë e mbajta po ashtu. 6 muajt e fundit vajza e tij erdhi tek unë e më tha: JP, ai tren është e vetmja gjë që ka mbetur për të më kujtuar çfarë ka ndërtuar babi im. Mund të na e kthesh? Për t’i rënë shkurt, për shumë pak para ia ktheva trenin. Mund ta përdor kurdo që të dua. Issac-u ka qenë një burrë shumë i mirë kështu që thashë po. I thashë që mund të ma bëjë pagesën për trenin në këste për gjatë gjithë jetës së saj, ndërsa ajo m’i ktheu paratë brenda 2 javësh.
Blendi Fevziu: Po tani ku jetoni?
John Paul DeJoria: Jetojmë në Austin, Taksas, këto 22 vitet e fundit.
Blendi Fevziu: Pse u larguat nga Los Anxhelesi? Njerëzit thonë se është zona më e mirë në gjithë botën.
John Paul DeJoria: Po është mirë. Kur djali jonë ishte 2 vjeç e gjysmë, bashkëshortja edhe unë vendosëm që nuk duam ta rrisim në Kaliforninë jugore për shkak të politikës. Gjërat po bëheshin të çuditshme aty. Donim të rrisnim në një vend më rural. Kështu që e pamë tërë shtetin e Kalifornisë e më pas tërë SHBA-të. Bashkëshortja ime vinte nga Teksasi. 2 vite më parë kisha blerë një shtëpi të vogël në Teksas ku ajo të mund të ishte pranë nënës së saj e cila jetoi deri në moshën 102 vjeçare. Vendosëm që nga të gjithë Shtetet të Bashkuara, vendi më i mirë për të rritur fëmijët tonë ishte Austin, Teksas. Kishte shkollat më të mira, njerëzit kujdesen për fëmijët e tyre dhe ishte vërtetë shumë mirë. Plus, isha duke hapur shkolla Paul Mitchell kudo dhe ai vend është në qendër të Shteteve të Bashkuara dhe mund të shkosh ku të duash shumë shpejt.
Blendi Fevziu: Mund të shkoni kudo.
John Paul DeJoria: Brenda 3 vitesh…
Blendi Fevziu: Si u njohët me bashkëshorten tuaj?
John Paul DeJoria: Në një takim të verbër. Dikush, dikur tha që kishte njohur një vajte fantastike përpara 3 javësh dhe më kërkoi që ta takoj një herë. Më tha që kam për rënë menjëherë në dashuri me të. Po, po, i thashë unë. Me çfarë merret, e pyeta. Më tha që është modele edhe aktore. Jo, i thashë, nuk dua më të dal me modele dhe aktore. Isha beqar në atë kohë. Thashë se nuk dua më. Jo, më tha, kjo është ndryshe. Kështu që fola me të dhe ai i kishte thënë të njëjtën gjë edhe bashkëshortes time, Eloise. I kishte thënë se duhet të takohesh me të. Sapo e kam takuar. Më morën në telefon. Isha duke udhëtuar dhe i fola nëpërmjet telefonit. Nuk e kisha parë ndonjëherë. Mendova se është kaq e mirë dhe e ëmbël. Në atë kohë kaq shumë njerëz me kishin nxjerrë me kaq shumë njerëz të tjerë sa nuk doja ta bëja më. Kështu që nuk kishte më darka. E ftova për brunch. Është një takim i sigurt. Nuk ke për ta puthur për natën e mirë. Kthehemi në shtëpi, shtrëngojmë duart e themi që është kënaqësi që hëngrëm brunch së bashku. Më pas u takuam edhe nuk jemi ndarë për asnjë çast.
Blendi Fevziu: Edhe tani keni më shumë se 20 vite së bashku.
John Paul DeJoria: Thuajse 30 vite.
Blendi Fevziu: 30 vite.
John Paul DeJoria: Po, 30 vite. Më 1991 u njohëm dhe më 1993 u martuam. E di që më pëlqen edhe e vlerësoj çdo ditë. Eci në shtëpi për shembull çdo ditë dhe them: Zot, faleminderit! Beson në Zot apo je ateist, nuk ka ndryshim. Ka një forcë aty e cila na ndihmon të arrijmë gjërat.