Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

14 deputetët e rinj e opozitës në Kuvend

14:56 / September 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike dhe opozita fituan 50 mandate deputetësh. Por vetëm 14 prej tyre ulen për herë të parë në Kuvend. Pjesa dërrmuese e grupit parlamentar opozitar në legjislaturën e ardhshme janë ose të rikthyer, ose të rikonfirmuar për një mandat të radhës.

Në mesin e këtyre 14 emrave të rinj, jo të gjithë janë rishtazi në politikë, pasi pjesa më e madhe e tyre prej vitesh janë të angazhuar ose te Partia Demokratike ose te aleatët që i propozuan. Gjin Gjoni deputet i zgjedhur i Lezhës dhe Arjan Ndoj i zgjedhur në Durrës nga radhët e demokratëve janë figura që vijnë nga sistemi i drejtësisë. 

Nga qarku i Durrësit për herë të parë në parlament ulen edhe Manjola Luku, farmaciste dhe Artan Luku, një sipërmarrës durrsak. Nga fusha e biznesit vjen edhe deputeti i ri i Shkodrës Kliti Hoti. Mjeku Zija Ismaili, deputet i Beratit vjen pas një sërë angazhimesh në PD, deputetja e zgjedhur në Dibër Denisa Vata mbajti deri vonë postin e kryetares së PD në Mat.

Nga qarku i Elbasanit, PD çon për herë të parë në parlament dy emra, ish-kreun e degës lokale Blendi Himçi dhe Klodiana Çapja, drejtoreshë e një kompanie të njohur ndërtimi. Korça çon në Kuvend dy ligjvënës të rinj. Ivi Kaso, jurist, që ka mbajtur për vite të tëra peshën e përfaqësuesit ligjor dhe Fidel Kreka, më i votuari mes listës opozitare, me viteve të tëra angazhim në PD.

Nga qarku Tiranë janë Besart Xhaferri, kryetari i Forumit Rinor në PD dhe Tedi Blushi, ish gazetar, ish këshilltar i Ilir Metës në Presidencë dhe numri dy i Partisë së Lirisë. Mësuesja Brunilda Haxhiu, pjesë e PL-së futet për herë të parë në Kuvend dhe do të përfaqësojë qarkun e Fierit.

kuvend PD te rinj zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.