Në një intervistë për një media franceze, Gledis Nano kur ende mbante postin si kreu i Policisë së Shtetit, tha se janë arratisur 14 kriminelë nga vendi, si pasojë e dekospirimit të operacioneve. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe kreu i Partisë së Lirisë.
Ilir Meta thotë se çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet, dhe sipas tij, ky rezultat i policisë solli edhe shkarkimin e Nanos. Thirrja që Meta bën është që një orë e më parë duhet shporrur kryeministri i krimit dhe i shpopullimit.
“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë. Çdo shtet ka mafien e tij, por këtu mafia ka shtetin e vet. Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit”.