Audrey Glover do të jetë Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Glover ka mbërritur në Shqipëri dhe ndodhet në KQZ për t’u takuar me kreun e këtij institucioni, Ilirjan Celibashi. Gjatë qëndrimit të saj Glover do të zhvillojë takime edhe me drejtues të institucioneve shtetërore e përfaqësues të partive politike.
Audrey Glover do të drejtojë misionin e vëzhgimit të këtij procesi zgjedhor i konsideruar shumë i rëndësishëm për demokracinë shqiptare. ODIHR ka vendosur të sjellë në Shqipëri një mision me 324 vëzhgues për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit
Audrey Glover për herë të parë ka drejtuar misionin e vëzhgimit në zgjedhjet politike të vitit 1996. Për tu rikthyer shpesh në vendin tonë në zgjedhjet e vitit 2009 e më pas në ato të viteve 2015, 2019 dhe tashmë në garën e 14 Majit.