Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

1460 kontrolle: Në Qarkun e Dibrës nuk janë kultivuar bimë narkotike

21:02 / May 16, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu, organizoi një takim me drejtuesit e institucioneve kryesore të rretheve Dibër, Mat e Bulqizë si dhe zyrtarë të Policisë, SHISH-it dhe Prokurorisë. Kryefjala e Task-Forcës ishte kontrolli i plotë i territorit për të frenuar kultivimin e bimëve narkotike.

Prefekti Shehu tha se nga informacionet zyrtare rezulton se situata është nën kontroll të plotë nga strukturat shtetërore. “Deri me 15 qershor duhet të ushtroni kontrolle në të gjithë rajonin. Sejcili zyrtar duhet të kuptojë përgjegjësinë që ka për ndaljen e kultivimit të bimëve narkotike”, nënvizoi Shehu.

Drejtuesit e arsimit, SHISH-it, drejtorisë së kufirit, mjedisit, bujqësisë, zonave të mbrojtura, shërbimit social, Policisë Ushtarake, u shprehën se puna e tyre ka konsistuar në sensibilizimin e nxënësve të shkollave dhe qytetarëve për dëmet që shkaktojnë lëndët narkotike.

Mësohet se gjatë vitit të kaluar Policia e Dibrës ka ngritur 126 grupe kontrolli dhe janë ushtruar 1460 kontrolle në mjedise të mbyllura, shtëpi të braktisura, tunele, bunker si dhe parcela ku vite më parë dyshohet se janë kultivuar bimë narkotike. Kontrollet vijojnë edhe gjatë periudhës janar-maj 2019. Sipas Policisë gjatë këtij viti nuk është zbuluar asnjë bimë narkotike. /tirananews.al/

Diber narkotike prefekti task-force
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.