Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

15 raste me flurona në Shqipëri, ISHP: Janë persona të pavaksinuar

20:50 / February 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infektiv1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbulohen rastet e para me Flurona në Shqipëri, identifikuar mes muajve Janar dhe Shkurt.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, të prekurit njëkohësisht me grip dhe Covid janë zbuluar në mes të janarit dhe në fillim të shkurtit.

“Edhe në Shqipëri janë evidentuar disa raste me Flurona, me bashkinfeksion të Covid-it dhe grip, por fatmirësisht këto raste janë aktualisht të përmirësuar, kanë dalë nga spitali.

Nuk kanë pasur probleme shtesë, për shkak të infektimit edhe nga gripi, pasi kanë qenë të infektuar me variantin Omicron që siç dihet klinika e këtij varianti është klinikë më e lehtë krahasuar me variantin Delta. Rastet me Flurona janë evidentuar në mes të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt”, tha epidemiologu Artan Simaku për mediat.

Deri tani janë 15 raste me Flurona, mes tyre edhe një fëmijë.

“Janë rreth 15 raste nga të cilat mosha mesatare është 60 vjeç, rast pediatrik ka qenë vetëm një rast dhe tani fëmija është në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësorë”.

Rreth 70 % e të prekurve kanë qenë të pavaksinuar.

“Të gjithë personat kanë qenë të pavaksinuar ndaj gripit, ndërsa ndaj Covid kanë qenë të vaksinuar rreth 30 % e tyre. Ç’ka konfirmon edhe njëherë rëndësinë e madhe të vaksinimit ndaj të dy viruseve, ndaj Covid dhe gripit” – shton më tej epidemiologu.

Sipas Simakut, vaksinimi ndaj Covid nuk duhet të ndërpritet për të patur një mbrojtje më të madhe dhe për të rritur mbulesën vaksinale në vend.

15 raste Flurona persona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.