Për 15 qytetarë të saj, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur masa financiare. Ata janë të dyshuar për veprime që kanë lidhje me terrorizmin dhe përhapjen e armëve për shkatërrim në masë. Këta shtetas dyshohet të kenë qenë të përfshirë në vepra terroriste apo të kenë ndihmuar financiarisht përmes pjesëmarrjes në ushtri të huaja, njësitë paraushtarake ose policore në vende të huaja, më saktësisht në Siri.
Në këtë listë radhiten emrat: F. Rustemi nga Hasanbegu i Shkupit, A. Latifi nga Shkupi, A. Ismaili nga Shkupi, O. Ramadani nga Shkupi, O. Deralla nga Gostivari, F. Ramadani nga Kumanova, B. Shaqiri nga Shkupi, S. Zhupani nga Gostivari, E. Avmedovski nga Struga, E. Iseni nga Shkupi, J. Ismaili nga Shkupi, A. Kamberi nga Shkupi, N. Ametov nga Shkupi, A. Bela nga Shkupi dhe S. Idrizi nga Kumanova.
Një pjesë e tyre i ishte bashkuar grupit militant “Shteti Islamik – ISIS” apo kishin rekrutuar dhe ndihmuar financiariasht dërgimin e luftëtarëve në ISIS. Kundër tyre janë ngritur urdhër-arreste ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që qeveria në Shkup bën publike një listë me emra të personave që kanë luftuar në Siri apo gjetiu.