Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pranë gjimnazit “At Shtjefën Gjeçovi” në Laç. Sipas autoriteteve, një 15-vjeçar është transportuar në spital pasi është qëlluar më armë zjarri për motive të dobëta ende të pasqaruara.
Policia ka identifikuar autorit në një 17-vjeçar me inicialet A.Gj., gjithashtu nxënës të të njëjtit institucion, që ndodhet në lagjen nr.4, dhe po kontrollon territorin për ta kapur.
I plagosuri i identifikuar me inicialet L.Rr. sipas mjekëve ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për rrjetën.