Policia e Lezhës njofton se këtë pasdite, është vetëplagosur me armë zjarri një 15-vjeçar.
Adoleshenti me inicialet B.H dyshohet se ka gjetur një pistoletë dhe e ka marrë atë në banesë. I mituri e ka pastruar armën dhe në këtë moment, aksidentalisht është plagosur në këmbë. 15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.