Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

150 euro për të kaluar kufirin pa kontroll doganor/ Arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë

17:23 / February 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 37-vjeçar u arrestua në Kakavijë pasi ndihmonte persona të ndryshëm të kalonin kufirin me Greqinë pa iu nënshtruar kontrollit doganor.

P.M, merrte 150 euro për çdo rast dhe në herën e fundit ai do ia merrte shqiptares A.V për ta kaluar ilegalisht drejt Greqisë. Policia Kufitare shqiptare dhe kolegët grekë bashkëpunuan për të kapur 37-vjeçarin.

Në fakt ky person përveçse merrej me me transportin e bagazheve merrej dhe me kalimin e paligjshëm të shtetasve që kishin probleme me ligjin ose që nuk lejoheshin të futeshin në Shqipëri ose anasjelltas në Greqi.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare arreston në flagrancë një shtetas i cili kundrejt fitimit ndihmonte shtetasit që kishin probleme për të kaluar kufirin duke mos iu nënshtruar kontrollit në doganën greke të Kakavijës.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave të dërguar nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin për rritjen e forcës goditëse ndaj krimeve ndërkufitare me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, Shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar në Kakavijë në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– P. M. vjeç 37, banues në Kakavijë, Gjirokastër, i cili kundrejt fitimit ka ndihmuar një shtetase shqiptare të kalojë kufirin drejt Greqisë. Ky shtetas do i merrte shtetases me iniciale A. V., 150 euro me qëllim që ta kalonte pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në tokën greke.

Autori prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bashkëpunuar me homologët e saj në tokën greke me qëllim dokumentimin e aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjirokaster.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.