Kërkimi nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës, fatkeqësisht shton numrin e viktimave që deri më tani ka arritur në mbi 16 mijë.
Në Turqi kanë shpërthyer pakënaqësitë për reagimin e autoriteteve për përballimin e fatkeqësisë, gjë të cilën e pranoi dhe vetë presidenti Erdogan duke shtuar se katastrofa të tilla nuk mund të menaxhohen ashtu siç duhen.
Autoritetet kanë nisur dhe një luftë ndaj mediave sociale që postojnë lajme të rreme për tërmetin duke arrestuar dhjetëra persona.