Vrasja e 16-vje֛çarit rom nga një oficer policie në Selanik ka revoltuar qytetarët, të cilët janë ngritur në protesta.
Lajmi tragjik iu bë fillimisht me dije prindërve të tij, raportojnë mediat greke.
Ai u qëllua në kokë kur u largua pa paguar karburantin e kamionit të tij. Djali u mundua të arratisej kur policia po e ndiqte, pasi ishin lajmëruar nga një punonjës i pikës së karburantit se 16 vjeçari ishte larguar pa paguar faturën prej 20€.
Giannis Oikonomou, një zëdhënës i qeverisë greke u shpreh: “Vlera e jetës së njeriut nuk mund të matet kurrë me asnjë shumë parash”.