Një 16-vjeçare ka goditur me thikë gjyshen e saj në provincën e Salernos, Itali.
76-vjeçarja Ermenegilda Candreva u qëllua me thikë pas shpine nga mbesa e saj.
Sipas disa dëshmitarëve, e reja e tronditur nga krimi që kishte kryer, doli nga shtëpia duke qarë dhe u ul në mes të rrugës me rroba të lyera me gjak.
Vajza u transferua në burgun e të miturve të Nisidës.