Një 16-vjeçare nga Tirana është larguar nga banesa dhe nuk është rikthyer më.
Të afërmit e të miturës nuk kanë marrë asnjë informacion për vendndodhjen e saj, ndaj kanë bërë një kallëzim në polici.
Denoncimi për largimin nga banesa është bërë ditën e djeshme nga babai i 16-vjeçares me iniciale E.K.
Blutë e kryeqytetit po punojnë për gjetjen e adoleshentes.