Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Sipas SPAK përfitimet që Malltezi kishte marrë nga kjo shoqëri ishin në vlerën e 5.4 milionë eurove.
Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori
“Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga “Aktiv” në “Shoqëri në likuidim e sipër”. Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të të nikitit 11.4 ms” argumentohet në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit.
Sipas akuzës së SPAK
Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.
Gjithashtu vlerësohet se për të tre të hetuarit Jamarbër Malltezi, Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi, plotësohet kushti i dytë i veçantë i parashikuar nga shkronja “b”, pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit të largohen.