Një 17 vjeçarja e quajtur Beth Palmer, nga Manchester në Britani i ka dhënë fund jetës.
Familja e saj ka treguar për mediat se izolimi për 3 muaj në shtëpi si pasojë e Koronavirusit, i dukej si 300 vjet.
Ajo është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj, vetëm disa ditë pasi vendi u izolua për shkak të pandemisë. Familjarët shprehen se nuk ishin në dijeni që ajo vuante nga shëndeti mendor, mendonin se ishte e gjitha mërzi dhe trishtim ngaqë nuk do të vizitonte miqtë e saj apo që s’do të shkonte dot në kolegj.
Beth po studionte për t’u bërë artiste vokale dhe ishte shumë e talentuar. Mirëpo fatkeqësisht ëndrra e saj për këngën ka ngelur në gjysmë.
“Ajo nuk mundi ta mbaronte kolegjin, nuk mund të dilte jashtë dhe të takohej me miqtë e saj. Izolimi i dukej si 300 vjet. Këto tre muaj izolimi e bënë me fiksime se e gjithë kjo nuk do të mbaronte kurrë”, ka treguar i ati.