Në Policinë e Fierit është dhënë alarmi, pasi një 18-vjeçare është shpallur e humbur prej 5 ditësh. Kallëzimin në Komisariatin e Policisë Fier e ka bërë mamaja e saj, 39-vjeçarja R. H. Sipas saj vajza është larguar nga banesa më datë 9 gusht dhe nuk ka ende asnjë gjurmë prej saj.
Policia po vijon punën për gjetjen e 18-vjeçares, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
“Në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasja R. H., 39 vjeçe, se në datë 09.08.2023, i është larguar nga banesa, vajza e saj 18 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 18-vjeçares”, thuhet në njoftimin e policisë.
