Një tjetër humbje jete nga fotoksina. 18-vjeçarja e cila ishte shtruar në spital, ka ndërruar jetë pasi kishte konsumuar fotoksinë. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Çukas të Lushnjës dhe mësohet se ka nisur procedimi penal për burrin e saj, Entilo Dajci.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, shtetasen B.M, 18-vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fotoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
