13 orë kanë pritur pasagjerët e linjës Tiranë-London Luton në aeroportin e Rinasit. Biletat ishin prerë me kompaninë Wizz Air, që nuk zhgënjen aspak me vuajtjet e shqiptarëve.
Sipas një qytetari, i cili ka denoncuar tek JOQ, pasagjerët kanë hipur tre herë në avionë të ndryshëm dhe më pas janë zbritur sërish, për arsye që ende nuk dihen. Nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë abuzimet me këtë linjë.
“Përshendetje! E kishim në orën 5 të mëngjesit për t’u nisur dhe e kanë shtyrë tre herë. Na kanë hipur në avionë tre herë, jemi 189 pasagjerë. Dhjetë herë na kanë numru me gisht në avion si me qenë dele.” shprehet qytetari.