Një 19-vjeçar kishte veç tre javë që kishte dalë nga burgu, dhe do të shkojë sërish. Kjo pasi i riu i cili qarkullonte me armë zjarri me vete.
“Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për mbajtjen nën kontroll të personave me precedentë kriminalë, bazuar dhe në inteligjencën informative se një shtetas me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, po qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Delikti”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi: -Xh. S., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, njofton policia.
Në vitin 2020, ai ka plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij dhe për këtë vepër penale ishte dënuar, dhe kishte 3 javë që kishte përfunduar dënimin.