Një 19-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në vendin e punës në Prizren.
Klodian Zogaj nga fshati Lladrov, u rrëzua aksidentalisht nga skela teksa ishte duke punuar. Rasti u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.
“I riu ka ra prej skelave. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipet e urgjencës që e kanë konfirmu vdekjen e të riut. Policia së bashku me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet për rasti si ‘Hetim i vdekjes’ dhe ‘Asgjësim i mjeteve dhe i sigurisë në punë’”, ka thënë Gashi.
Ndërkohë, bëhet me dije se është arrestuar pronari i kompanisë ku ishte i punësuar 19-vjeçari.
