Gjykata e Posaçme e Apelit urdhëron SPAK-un të regjistrojë kallëzimin e bërë nga ish-gjyqtari i Apelit, Alaudin Malaj, kundër ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët i akuzon për “grup të strukturuar kriminal”. Apeli i Posaçëm ka vendosur të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda të nëntorit 2019 për mosfillim procedimi penal pas kallëzimit të Malajt. Sipas ish- gjyqtarit të Apelit, Policia e Shtetit nuk ka reaguar ndaj disa kërcënimeve të bëra ndaj tij apo familjarëve. Vendimi për “mosfillim procedimi penal” u la i pandryshuar nga Gjykata e Posaçme në janar 2020, por vendimi u ankimua nga ish-gjyqtari në Apel.
Ndërkaq, ish-gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar pas ngjarjes me të shtëna me armë zjarri që u raportua se ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht.
“Nuk është hera e parë që nga ana e punonjëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëve të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Duka përbën ngjarje kriminale për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithshme dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe policisësë shtetit”, shkruan ai.
Lexo edhe: Sherr me administratorin e hotelit, 19-vjeçari qëllon me armë në parkingun e hotelit