Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka thotë se koalicioni opozitar ka rënë dakord që të dalë në zgjedhjet vendore me kandidat të përbashkët dhe po diskutohet mënyra e përzgjedhjes së këtij kandidati.
“Koalicioni opozitar po kristalizohet, janë rreth 20 parti opozitare që kanë vullnet për të qenë pjesë e koalicionit. Ndaj zotit Sali Berisha ka besim maksimal si lider i opozitës.
Primaret janë të domosdoshme, që të gjejmë mënyrën që kandidatët të kenë mbështetjen maksimale nga faktori politik opozitar.
Të gjithë jemi dakord që të mbështesim një kandidat, ndërsa mënyra e përzgjedhjes është duke u diskutuar. Por, e sigurt është që nuk do të ketë shmangie nga primaret”, tha Ndoka.