Prej shumë vitesh tashmë nuk mund ta imagjinojmë ndonjë prodhim televiziv të Alketës pa Verën apo të Verës pa Alketën. Bashkëpunimi i tyre i gjatë ka pasur mjaft sukses për të dyja, por jo vetëm.
Prej 20 vitesh tashmë ato kanë një miqësi që i ka rezistuar kohës. Vetëm pak ditë pasi përfundoi suksesi i tyre i fundit “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa ka disa fjalë për miken e saj.
E për këtë, në mesazhin e postuar në Instagram, përdori disa vargje nga kënga legjendare e Tina Tërnerit: “ The Best“.“Ti je thjeshtë më e mira, më e mirë nga gjithë të tjerët. Më e mirë se çdokush, çdokush që unë kam takuar. Kam ngecur në zemrën tënde, varem nga çdo fjalë që ti thua. Të na ndajnë, jo në asnjë mënyrë! E merituar. Mikja ime. Motra Ime. Mentorja ime”, ka shkruar Alketa. Dyshja e famshme televizive ëndron pas disa spektakle të rëndësishme si “X Factor Albania” apo “Dancing with the stars“.
