Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

20-vjetori i themelimit të LSI, Meta i kujton Kryemadhit si e largoi nga partia: I dhash fund nepotizmit dhe korrupsionit! E akuzon se shiti mandatet

09:42 / September 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta Mona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta ka ndarë një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të LSI-së, tashmë e quajtur Partia e Lirisë. Meta ka falënderuar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e partisë, ndërsa ka përkujtuar disa nga figurat që kanë dhënë kontribut në Partinë e Lirisë, por sot nuk janë më.

Ndër rreshta, Meta ka folur për rrugëtimin 20-vjeçar të Partisë, duke thënë se hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe ndihmoi për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian.

Në këtë 20-vjetor të themelimit të partisë, Meta nuk shmangu as një mesazh për Monika Kryemadhin, me të cilën tashmë janë në proces divorci. Pa e përmendur Kryemadhin me emër, Meta kujton Konventën e 27 prillit, duke thënë se i dha fund nepotizmit dhe korrupsionit. Kujtojmë që në këtë Konventë u nda edhe rruga politike e Metës dhe Kryemadhit, pasi ky i fundit e largoi nga strukturat e partisë.

Mesazh i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në 20-vjetorin e themelimit të LSI

Mirëmëngjes të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë! Mirëmëngjes dhe përqafime të gjithë themeluesve, 20 vite më parë, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit, që ndihmoi aq shumë për zhbllokimin e proceseve të integrimit europian dhe garantoi dy rotacione demokratike në vend, si dhe imponoi shumë reforma që i shërbyen vendit për integrimin europian.

Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që nuk jetojnë më dhe që dhanë kontributet e tyre më të çmuara në këtë themelim, për Afërdita Tutulanin, motrën e Heronjve të Popullit Margarita dhe Kristaq Tutulani, për Profesor Syrja Hysin, një personalitet i jashtëzakonshëm nga një familje patriotike brez pas brezi, për ish-Gjeneral Veli Llakën, një personalitet i madh i ushtrisë shqiptare dhe patriot i vërtetë, si edhe për shumë e shumë të tjerë.

Një përshëndetje të veçantë për të gjithë ata që u detyruan të largohen nga vendi, por që mendjen dhe zemrën e kanë këtu dhe që kanë nisur të organizohen fort për realizimin e programit tonë të 5 Prioriteteve madhore për Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.

Një keqardhje për të gjithë ata që e nisën si idealistë dhe përfunduan si patronazhistë dhe patronazhiste. Dhjetëra bien (blihen), mijëra ngrihen! Unë personalisht jam 20 herë më i ri se 20 vite më parë dhe 20 herë më i fortë se 20 vite më parë.

Konventa historike e 27 Prillit ishte një moment madhor për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me nepotizmin, me korrupsionin, me imoralitetin dhe për të vendosur njëherë e përgjithmonë integritetin, transparencën dhe meritokracinë si shtyllat që do të jenë garante për jetëgjatësinë dhe suksesin e Partisë së Lirisë shumë shpejt dhe për dekadat që do të vijnë!

Shqipëria me 5 Prioritetet tona do të bëhet me 4 milionë shqiptarë plus shumë shpejt dhe për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë.

Meta Mona Shiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.